Veseli: Azem Syla ishte në të drejtën e tij kur i printe UÇK-së

08 mars 2020 | 20:28

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë.

“Nuk ka rëndësi, në luftë apo paqe,  drejtësia dhe e vërteta janë çdo herë me të drejtin. Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë. Ai ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së. Sepse ajo ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë”, ka shkruar Veseli në llogarinë vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka mundur Rahovecin me rezultat 89:70 (24:15, 21:20,…