Veseli: Ballkani ka nevojë për stabilitet dhe paqe
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit duke kujtuar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për paqe dhe stabilitet si dhe për respekt.
“Kosova mendon për të ardhmen, mendon për respektin ndaj fqinjëve dhe mendon për respektin për të gjithë ata që kontribuuan për popullin tim dy dekada më herët. Ballkani unë dhe regjioni ynë ka nevojë për paqe dhe për respekt”, ka thënë Veseli gjatë Lutjeve të Mëngjesit që po mbahen në Tiranë ku po marrin pjesë delegacione nga e mbarë bota.
Ai ka shtuar se tema e këtyre lutjeve është fqinjësia e mirë.
“Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që kanë nevojë, dhe më së shumti shkojnë për rata njerëz që e kanë mendjen dhe qëllimin e mire dhe mendojnë më shumë se për vetën edhe për tjetrin”, ka thënë ai.