Veseli bashkëbisedon me gazetarët austriakë për përpjekjet e Kosovës për liri

13 qershor 2019 | 14:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim disa gazetarë nga Austria, me të cilët ka biseduar për përpjekjet e vendit tonë për liri dhe shtet.

Veseli ka bërë me dije se me gazetarët austriak ka biseduar edhe për sfidat që e presin Kosovën në rrugën drejt familjes evropiane.

“Një bashkëbisedim me gazetarë austriakë, për përpjekjet tona të gjata për liri e shtet, si dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë për një shtet të zhvilluar dhe pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një fjalim…