Veseli: Bashkërisht Kosovën e mbrojmë më mirë
31 tetor 2018
| 12:09
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pavarësia e Kosovës ka vetëm një kundërshtar, Serbinë.
Duke iu referuar dialogut me Serbinë, Veseli ka thënë se vetëm së bashku mund ta mbrojmë Kosovën më mirë.
“Nëse dëshiroheni ejani bëhemi bashkë”, ka thënë Veseli.
Më tutje, Veseli ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka legjitimitet të plotë.
Ai ka thënë se Kosova është republikë parlamentare dhe se Kuvendit i takon përgjegjësia kryesore vendimmarrëse.
/Epoka e re/