Veseli bashkon degën e PDK-së në Skenderaj, i pranishëm edhe Bekim Jashari
Sot në restaurantin “Arbëri” në Skenderaj kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, se nga ky takim përçuan mesazhin e unitetit të degës së PDK-së në Skenderaj.
Në këtë takim ishte edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.
Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:
Sot në restaurant “Arbëri” në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së.
Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës.
Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim.