Veseli bën thirrje që të respektohen rregullat e sigurisë rrugore
11 gusht 2019
| 23:06
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që të respektohen sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore.
“Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari i vitit 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar. Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur”, ka shkruar Veseli.