Veseli bën thirrje që të vizitohen bjeshkët e bukura të Kosovës (Foto)

04 tetor 2020 | 16:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë thirrje që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë kontribuojmë edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral.

“Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur Eva Murati, ishte e ftuar në “N’fermë”.…