
Veseli bënë homazhe te monumenti i ushtarit të pa njohur në Bruksel
22 nëntor 2018
| 11:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot homazhe tek monumenti i ushtarit të panjohur në Bruksel.
Veseli në këto homazhe është shoqëruar nga atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës që punon në Ambasadën e Kosovës në Belgjikë.
Për nder të pranisë së kryeparlamentarit Veseli në këto homazhe, garda e nderit e Mbretërisë Belgjikës ka intonuar himnin shtetëror të Kosovës dhe e ka njoftuar kryeparlamentari kosovar për historikun e monumentit të ushtarit të pa njohur.