Veseli beson se brenda vitit do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave
13 shtator 2018
| 13:27
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pas votimit pro nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave, vendi ynë është edhe një hap më afër drejt lëvizjes së lirë.
Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë lobimin që procesi i liberalizimit të vizave të përmbyllet brenda këtij viti.
“Pas votimit pro nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave, jemi edhe një hap më afër drejt lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti. Qytetarët tanë e meritojnë këtë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/