Veseli beson se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit
19 nëntor 2018
| 13:07
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur optimizëm se Kosova do të anëtarësohet në Interpol.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë një punë të mirë për Interpol, por sipas Veselit, Serbia është duke luajtur rol destruktiv kundër Kosovës.
“Institucionet tona e kanë bërë një punë të mirë për Interpol, jam optimist por s’do të flasim pa u kryer puna për vet faktin se Serbia është duke luajtur një rol destruktiv kundër Kosovës”, ka deklaruar Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
/Epoka e re/