Veseli bisedon me Fajonin përmes telefonit, temë liberalizimi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me eurodeputeten dhe raportuesen e Kosovës për liberalizimin e vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces.
“Në një bisedë telefonike, falënderova eurodeputeten Tanja Fajon për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian folëm për hapat e mëtutjeshëm drejt vendimit final për heqjen e vizave. Presim që deri në fund të muajit gusht, Komisioni ‘LIBE’ ta miratojë rekomandimin për vizat, për ta proceduar menjëherë në Parlamentin Evropian, në mënyrë që deri në fund të vitit qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/