Veseli: Dekada e dytë e pavarësisë, dekadë e mirëqenies ekonomike
18 shkurt 2018
| 12:56
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për nderë të 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se dekada e dytë e shtetit kërkon më shumë punë e përgjegjësi.
Në këtë drejtim, ai ka renditur transformimin ekonomik, si angazhimin kryesor të institucioneve të vendit në dekadën e dytë të shtetit.
“Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit. Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtjesor të zhvillimit ekonomik. Dekada e dytë e pavarësisë, duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Veseli.