Veseli: Dekada e re e Pavarësisë, dekadë e shpresës dhe fuqizimit të shtetit
25 prill 2018
| 17:22
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se dekada e re e Pavarësisë, duhet të jetë dekadë e punëve të mëdha dhe të përbashkëta.
“Është dekadë e shpresës, e nevojës për transformim të shpejtë ekonomik dhe për fuqizim të shtetit. Është dekadë, në të cilën, secili dhe të gjithë, duhet të kemi më shumë besim dhe përkushtim për shtetin tonë të pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”.
/Epoka e re/