Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet, liberalizimi i vizave do të ndodhë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës lidhur me seancën për demarkacionin është konform ligjeve të Kosovës dhe rregullores së Kuvendit.
“Roli im është institucional dhe kushtetues, do ta barti deri në fund këtë autoritet në interes të atdheut tim dhe qytetarëve”, ka thënë Veseli.
Veseli u shpreh i bindur se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë.
“Ka një konsensus të gjerë që shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje do të përfundoj pavarësisht interesave dhe kalkulimeve të cilat janë jashtë interesit të qytetarëve, jashtë fuqizimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Do të përfundojmë lojërat politike dhe lojërat me emocione ndaj qytetarëve tanë do të hapim perspektivë në Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë”, ka thënë Veseli.