Veseli: Dënimi i Karaxhiqit, dëshmi se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish – Jugosllavinë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se dënimi me burgim të përjetshëm i Radovan Karaxhiqit, është konfirmim se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish-Jugosllavinë.
“Aktgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës që dënon me burg të përjetshëm Radovan Karaxhiqin për gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë është satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme. Njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë. Por, ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra. Në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiqë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/