Veseli, deputetëve: Mos u fokusoni në diskutime, të nxirret diçka nga kjo seancë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në seance e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për shqiptarët e Luginës se Preshevës, ka kërkuar nga deputetët që të mos fokusohen vetëm në diskutime, por të nxirret diçka nga kjo seancë.
Sipas tij, edhe nëse tre nxënës të asaj pjese do të regjistrohen në shkolla të Kosovës do të ishte arritje e kësaj seance. “Nuk do të dëgjoj Serbia atë çka do e themi ne, përkundrazi ne duhet të bëhemi gati sepse ata do të veprojnë edhe më keq ndaj tyre nëse ne nuk tregohemi pak më shumë të mençur edhe në vendimmarrjen që e marrim sot. Prandaj do doja të mos fokusohet vetëm në diskutime, tre studentë të mjekësisë që do regjistroheshin do ishte mirë, 500 mijë euro nëse do shkonin në Luginë investim do ishte mirë, sukses i kësaj seance. Keni parasysh se do ketë vështirësi që Serbia do mundohet t’iu dalë pengesë dhe të bëjë të kundërtën e kësaj që e themi ne”, ka thënë Veseli.
/Epoka e re/