Veseli: Dëshmorët e betejës së Junikut e bënë më të vendosur UÇK-në
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar dëshmorët të cilët kanë renë heroikisht në betejën e Junikut.
Veseli ka thënë se këta dëshmorë me trimërinë e tyre e kanë bërë edhe më të vendosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“20 vjet më parë, në betejën e Junikut, ranë dëshmorë të lirisë katër luftëtarë të shquar të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula. Me shembullin e tyre të trimërisë dhe sakrificës më të lartë për atdheun, ata e bënë edhe më të fortë dhe më të vendosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në misionin e saj të lirisë. Përgjithmonë do të jetojë nderimi e kujtimi për këta heronj, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë liria dhe shteti i Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/