![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/veseli.jpg)
Veseli: Dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga Mitrovica deri në Koshare
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka përkujtuar dëshmorin Driton Veliu.
Me këtë rast Veseli ka thënë, se dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga Mitrovica, deri në frontin e thyerjes së kufirit në Koshare.
Postimi i plotë i Veselit:
Në prillin e lavdisë, para 21 vitesh, ra dëshmori i kombit Driton Veliu. Rruga jetësore e tij, ashtu si e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, ishte kurorëzuar me pjesëmarrjen në luftën e armatosur të UÇK-së.
Dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga Mitrovica, deri në frontin e thyerjes së kufirit në Koshare. Ai me përkushtim të pashoq, në luftimet e zhvilluara, ra në krye të detyrës për çlirimin e atdheut, si luftëtar trim e i paepur, për të mbetur shembull i përkushtimit atdhetar për gjeneratat.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!.
Foto-Dëshmori Driton Veliu