Veseli dhe Haradinaj kundërshtojnë idenë për korrigjimin e kufirit
01 shtator 2018
| 08:21
Pavarësisht prej takimeve të shpeshta në ditët e fundit, liderët shtetërorë nuk kanë arritur t’i bashkojnë qëndrimet sa i përket dialogut, përkatësisht idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj edhe një herë e ka kundërshtuar këtë ide, duke thënë se nuk do të jetë pjesë e asnjë tavoline ku diskohet çështja e kufirit dhe territori i Kosovës, shkruan gazeta “Epoka e re”.
Edhe lideri i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur kundër korrigjimit të kufirit me Serbinë, duke thënë se shteti, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të shenjtë.
Ai ka theksuar se askush nuk ka të drejtë, legjitimitet dhe forcë që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të Kosovës.