Veseli: Dhimbja për Adem Demaçin është e pafund
27 korrik 2018
| 13:59
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe pran arkivolit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Deçai.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Veseli ka shkruar se Adem Demaçi ishte simboli i gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Dhimbja është e pafund. Por, po aq e pafund edhe krenaria që e patëm këtë burrë të madh, të rrallë e të jashtëzakonshëm të kombit”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/