Veseli ditën e parë të muajit të Ramazanit e kalon në Prizren

24 prill 2020 | 16:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit e ka kaluar në Prizren.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Prizreni shquhet për traditën e pasur të jetës fetare.

“Vizitova Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për të uruar mulla Fetah Begollin, kolegët e tij, e nëpërmjet tyre të gjithë popullin e Prizrenit, për fillimin e këtij muaji të madhërishëm. Hoxhallarë si mulla Fetahu i kanë prirë popullit në luftën çlirimtare kundër pushtuesve dhe po vazhdojnë të prijnë në luftën kundër koronavirusit. Së bashku ripërsëritëm nevojën e shtimit të kujdesit dhe vetë-disiplinës gjatë këtij muaji, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, ka shkruar Veseli.

Ai ka thënë se udhëzimet për distancë sociale nuk duhet ta dobësojnë frymën e Ramazanit. “Përkundrazi, duhet t’i kemi nxitje për më shumë kujdes për veten e njeri-tjetrin; më shumë solidaritet për të moshuarit, fëmijët, skamnorët dhe këdo tjetër që është në nevojë e kërcënohet më së shumti nga pandemia. Uroj që ky muaj t’iu japi besimtarëve të Prizrenit e atyre të mbarë Kosovës, sa më shumë lumturi e begati si dhe sa më shume energji e fuqi për t’u përballur me këtë situatë të vështirë të pandemisë”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Demokrat Vataj, historian Fadil Vata u lind me 03.01.1962…