Veseli: Do ta takoja edhe unë Putinin, nuk frikësohem
03 dhjetor 2018
| 22:36
Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar takimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, javë më parë, në Francë.
Veseli ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se takimi i Thaçit me Putinin nuk e bën presidentin kosovar prorus.
“Me kë takohet presidenti, ai përfaqëson shtetin e pavarur e sovran. Nuk humbim ne”, është shprehur ai.
Sipas Veselit, është “varfëri të gjykosh presidentin e shtetit pse po takohesh…”.
Kreu i PDK’së ka thënë se do të vepronte njësoj si Thaçi – do ta takonte edhe vetë Putinin.