Veseli: Do të vendoset drejtësia për vëllezërit Bytyqi dhe viktimat e gjenocidit serb në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi në 20-vjetorin e vrasjes se tyre nga regjimi i atëhershëm serb.
Veseli ka theksuar se drejtësia për vëllezërit Bytyqi dhe për mijëra viktima të gjenocidit serb në Kosovë kurrë nuk do të mund të shmanget.
“Ylli, Agroni dhe Mehmeti, tre vëllezërit Bytyqi, lanë jetën e qetë në Amerikë dhe dëgjuan thirrjen e atdheut për çlirim. Sot bëhen 20 vjet nga dita kur ata u vranë pabesisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb. Drejtësia për këta trima dhe për mijëra viktima të gjenocidit serb në Kosovë kurrë nuk do të mund të shmanget. Ajo ka për t’u vendosur gjithsesi. Lavdi heroizmit të vëllezërve Bytyqi dhe gjithë heronjve të kombit tonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/