Veseli: Dr. Afrodita Vatovci ishte krenaria e Mitrovicës
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për vdekjen e veprimtares së shquar të PDK-së në Mitrovicë, doktoreshës Afrodita Buqezi-Vatovci.
Ai ka thënë se identiteti i një qyteti më së miri mund të njihet nga biografia e njerëzve të dalluar të tij, ashtu siç ishte doktoreshë Afrodita.
“Identiteti i një qyteti më së miri mund të njihet nga biografia e njerëzve të dalluar të tij. Një shembull i drejtpërdrejt i këtij fakti është jeta e doktoreshës Afrodita Buqezi Vatovci. Ajo ishte personalitet i kompletuar në çdo pikëpamje”, ka deklaruar Veseli.
“Ishte intelektuale që rrezatonte kulturë dhe mirësi. Ishte zë autentik i Mitrovicës. Ne në PDK jemi krenarë që e patëm në mesin tonë dhe sot bashkë me gjithë qytetin ndihemi të pikëlluar që na la kaq herët”, ka thënë Veseli.