Veseli: Drejtësia do të vendoset në vend për vrasjen e vëllezërve Bytyçi
27 shkurt 2019
| 11:29
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Ilir Bytyçin, vëllain e vëllezërve Bytyçi, të cilit i ka ofruar përkrahjen e nevojshme që vrasësit e tyre të dalin para institucioneve të drejtësisë.
“Drejtësia duhet dhe do të vendoset në vend për vrasjen e vëllezërve Bytyçi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, pjesëtarë të Batalionit ‘Atlantiku’. Sot takova vëllain e tyre, Ilirin, të cilit i ofrova gjithë përkrahjen e nevojshme që vrasësit të dalin para institucioneve të drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e rënda që shteti i Serbisë kreu kundër qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/