Veseli e Apostolova takohen nesër
26 shkurt 2018
| 19:27
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pritet që të martën të takojë Shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Ky takim me përfaqësuesen e posaçme të BE-së, pritet të zhvillohet në Kabinetin e Kryeparlamentarit.
Detaje rreth temës së këtij takimi mes tyre nuk janë dhënë megjithatë pas përfundimit pritet që Veseli dhe Apostolova të kenë adresim për media.