Veseli: E ardhmja e shtetit do të jetë më e ndritur kur i respektojmë dëshmorët
04 mars 2018
| 18:17
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar familjen e dëshmorit Ersan Mazrekut në Prizren.
Me këtë rast, Veseli ka thënë se e ardhmja e shtetit tonë do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin.
“Në Prizren, te familja Mazreku, e cila ia dha dëshmor Kosovës birin e saj Ersanin. Kosova është shtet i qytetarëve të saj anekënd, që i kanë dalë zot kur ka qenë më së vështiri. E ardhmja e shtetit tonë do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.