Veseli e Lushtaku përkujtojnë dëshmorin Malush Ahmetin
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar dëshmorin Malush Ahmetin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se Ahmeti ishte njëri prej luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës.
“Në 20 vjetorin e rënies, kujtojmë Malush Ahmetin, njërin prej luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së në Zonën e Drenicës. Heroizmi i tij në shërbim të Atdheut do të mbetet përgjithmonë shembull se si veprohet e luftohet për liri”, ka shkruar Veseli.
Dëshmorin Ahmeti e ka përkujtuar edhe ish komandantin i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushatku. “Në 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me respektin dhe krenarinë më të madhe, bashkëluftëtarin nga Rezalla, Malush Ahmeti. Malushi është prej pjesëtarëve më të shquar të UÇK-së në Rezallë dhe më gjerë. Gjatë gjithë luftës ka qëndruar në fushëbeteja, aty ku edhe e dha frymën e fundit për lirinë e atdheut. Lavdi përjetë veprës së dëshmorit Malush Ahmeti”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/