Veseli: E mbajtëm premtimin për specializantët vullnetarë
07 maj 2018
| 14:53
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se e kanë mbajtur premtimin për specializantët vullnetarë të mjekësisë.
“Qindra specializantë vullnetarë do të hyjnë në sistemin e pagesave. Ky është një premtim i mbajtur, por mbi të gjitha një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor. Ky vendim tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm të institucioneve, por edhe të vetë specializantëve, që kuadrot profesionale të qëndrojnë në vendin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e shëndetësisë, për të ofruar shërbime të dinjitetshme shëndetësore për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.