Veseli e pranon humbjen: PDK-ja do të kalojë në opozitë
06 tetor 2019
| 22:46
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në një konferencë për media ka thënë se e pranon humbjen.
“Mirëmbrëma qytetarë të Republikës së Kosovës së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK-ja do të kalojë në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”, ka thënë Veseli.
/Epoka e re/