
Veseli e takon Lulzim Bashën
20 korrik 2020
| 21:05
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i shoqëruar nga nënkryetarët e tij Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Këtë njoftim Veseli e ka bërë me dije përmes ‘Facebook’, madje Veseli tha se ky është një takim vëllazëror.
“TAKIM VËLLAZËROR ME KRYETARIN E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA”, ka shkruar në Facebook.