Veseli: E vërteta vonohet, por ajo gjithmonë triumfon. Mirë se vjen komandant
25 janar 2019
| 13:35
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mirëpritur lirimin e Sylejman Selimit.
Ai ka thënë se Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK-së.
“E vërteta mund të vonohet, por ajo gjithmonë triumfon. Sylejman Selimi është sinonim i të vërtetës së UÇK-së. Mirë se vjen komandant!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/