Veseli: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, Kosova ka nevojë për vendosmëri
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka folur Kadri Veseli.
Ai në adresimin për media ka falënderuar shefat e grupeve parlamentare që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për këtë takim.
Veseli ka thënë se në këtë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit pati vendime konsensuale, si vendimi për caktimin e 22 gushtit për shpërndarjen e Kuvendit.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme.
“Ky vend ka nevojë për vendosmëri për të ecur përpara”, është shprehur ai.
Ai ka shtuar se vendit i duhet edhe mençuri strategjike për ta ruajtur shtetin, sovranitetin dhe integritetin.
“Me këtë vendim (për shpërndarje të Kuvendit) kemi treguar para qytetarëve një shpresë se Kosova ka perspektiv”, ka deklaruar Veseli.
/Epoka e re/