Veseli ende nuk e ka vizituar shtëpinë e tij

02 maj 2021 | 19:13

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë.

Ai është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet në trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Klan Kosova mëson nga familjarët e ish-kreut të PDK-së se me gjasë ai nuk gjendet në shtëpinë e prindërve të tij në Broboniq të Mitrovicës.

Ndërkaq një banor i tha Klanit se Kadri Veseli, nuk ka qenë akoma në shtëpinë e tij.

Në ndërkohë sipas informacioneve gjendja e babait të Veselit është e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton…