Veseli: Ëndrra që Ukshin Hoti kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur, sot është bërë realitet

16 maj 2020 | 14:07

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se profesor Ukshin Hoti ishte ndër të paktet intelektual që kishin besim se Kosova do ta fitonte lirinë.

Në 21-vjetorin e zhdukjes se Ukshin Hotit, Veseli ka thënë se ëndrra që Ukshini kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur është bërë realitet.

“Sot është 21 vjetori i zhdukjes së Ukshin Hotit, veprimtarit e mendimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Ukshini ka qenë ndër të paktit intelektualë që kishin besim se populli ynë do t’ia dilte mbanë që të fitonte lirinë dhe që pati kurajo të ngrinte zërin, kur shumica e tyre zgjidhte nënshtrimin”.

“Megjithëse ne nuk dimë për fatin e tij dhe të pagjeturve të tjerë, ne njohim mirë idetë dhe bindjet e tij politike dhe dimë mirë që, edhe fal veprës së tij, ëndrra që Ukshini kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur, sot është bërë realitet. Kujtimi e nderimi ynë për të do të jetë i përjetshëm ashtu sikurse do të jetë e pandalshme përpjekja jonë për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e tij dhe për të gjitha krimet e tjera të bëra në Kosovë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj…