Veseli: Enver Zymberi dëshmoi dashurinë për atdheun
26 korrik 2018
| 15:22
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi i cili në vitin 2011 kishte renë në mbrojtje të sovranitetit të vendit.
Veseli në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Zymberi do të kujtohet me krenari si një hero që dëshmoi dashurinë për atdheun.
“Enver Zymberi, në korrik të vitit 2011, ra në mbrojtje të sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ai do të kujtohet gjithmonë me krenari si një hero që dëshmoi dashurinë për atdheun dhe që me guxim u flijua për ruajtjen e territorit të shtetit tonë. Kosova do t’i nderojë përherë të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e saj, duke respektuar amanetin e tyre për një shtet sovran”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/