![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/veseli-10.jpg)
Veseli: Enver Zymberi do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut
26 korrik 2019
| 14:16
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kujtuar policin Enver Zymberi në tetëvjetorin e rënies së tij në detyrë.
Veseli ka thënë se kombi ynë ka shumë heronj kufiri. “Më i riu prej tyre, Enver Zymberi, gjithmonë do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën. Një hero që eci dhe ra në rrugët e tribunit të kombit Isa Boletini”, ka deklaruar Veseli.
/Epoka e re/