Veseli, eurodeputetëve: Çdo vonesë për heqjen e vizave, e paarsyeshme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të martën në Bruksel disa eurodeputetë nga forca të ndryshme politike, me të cilët ka diskutuar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave brenda këtij viti.
Në takim me eurodeputetët Eduard Kukan, Tonino Picula, Andrey Kovatchev dhe Dubravska Suica, Veseli i ka falënderuar për votimin në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Eurodeputetët dhe kryeparlamentari Veseli janë shprehur optimistë se vendimi për datën e heqjes së vizave do të merret së shpejti.
Në këtë takim, Veseli dhe eurodeputetët janë pajtuan se vonesat në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti janë të paarsyeshme dhe të dëmshme.
/Epoka e re/