Veseli falënderon deputetët për miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve
27 qershor 2019
| 20:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas votimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka falënderuar deputetët për miratimin e këtij ligji.
“Falënderoj deputetët që votuan sot Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve. Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.