Veseli falënderon deputetin gjerman për mbështetjen për vizat
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin ka diskutuar për nevojën e një bashkëpunimi më të madh në mes të dy vendeve.
“Me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, diskutuam për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve tona. E ritheksova synimin tim që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi. Edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e për më tepër tash në procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1112091008966104/?type=3&theater