Veseli falënderon futbollistët e kombëtares që e bënë me shtëpi familjen Gashi
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka falënderuar futbollistët e kombëtares se Kosovës që e bënë me shtëpi familjen Gashi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se sot se bashku me mesfushorin e kombëtares Hekuran Kryeziun dhe humanistin Halil Kastrati, ua kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë se re familjes se Lulzim Gashit nga Janjeva.
“Futbollistët e Kombëtares sonë e dëshmuan edhe një herë dashurinë për vendin. Me iniciativën e tyre, me mjetet që kemi ndarë për suksesin e tyre në Ligën e Kombeve, vendosën të ndërtojnë shtëpinë e re të familjes katëranëtarëshe të Lulzim Gashit nga Janjeva. Bashkë me mesfushorin e kombëtares sonë, Hekuran Kryeziun, me humanistin Halil Kastrati dhe kryetarin e Federatës së Futbollit ua dorëzuam çelësat e shtëpisë se re familjes Gashi. Ky është shpirti dhe dinjiteti i djemve tanë, kampionëve tonë, edhe fitues edhe solidarë. Kjo duhet të ndodhë edhe më shumë në vendin tonë, që njerëzit të jenë edhe më afër njëri-tjetrit”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/