Veseli: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë krenaria jonë kombëtare

20 shtator 2018 | 13:22

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Femiu dhe Xheva do të jenë gjithmonë me ne.

“Në identitetin e shtetit tonë të pavarur e sovran, ata janë krenaria jonë kombëtare”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se duke vendosur shtatoren e tyre këtu në këtë shesh të Drenasit, po jepet një mesazh për brezat që do të vijnë se “ky vend përgjithmonë do të qëndrojë i lirë, i pavarur dhe sovran”.

Veseli ka thënë se Kosova tashme duhet të ecën në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit dhe integrimin e plotë në botën perëndimore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e ka vlerësuar…