Veseli: Finlanda mbështetë Kosovën për anëtarësim në Interpol

14 nëntor 2018 | 22:19

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është takuar të mërkurën me ministrin e Punëve të Brendshme të Finlandës ku edhe mori një rikonfirmim për mbështetjen e këtij shteti për antarësimin e Kosovës Interpol.

Veseli në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbështetja e Finlandes nuk do të mungojë edhe në proceset tjera për Kosovën, veçanërisht në agjendën për integrime evropiane, përcjell lajmi.net.

“Finlanda do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Interpol. Këtë ma rikonfirmoi ministri i Punëve të Brendshme i këtij shteti, Kai Mukkanen. Mbështetja e Finlandes nuk do të mungojë edhe në proceset tjera për Kosovën, veçanërisht në agjendën për integrime evropiane”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se…