Veseli: Fitoret e PDK-së duhet të nisin nga Prizreni

25 gusht 2020 | 16:00

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar në Prizren, ku ka takuar kryesinë e degës së partisë dhe strukturat udhëheqëse.

Në këtë takim është diskutuar për organizimin e mëtejshëm në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Veseli ka kërkuar mobilizim sa më të madh për t’ia rikthyer qytetarëve prizrenas besimin në PDK dhe me qeverisje të mirë.

“Kosova ndodhet para sfidave të mëdha nacionale dhe politike. PDK-ja është e vetëdijshme për këtë situatë, dhe sikurse më herët, ka ditur të sillet karshi nevojave të shtetit. Fitoret e PDK-së duhet të nisin nga Prizreni, për t’ua kthyer qytetarëve besimin, dhe shërbyer atyre me devotshmëri. Pushteti aktual po tregon çdo ditë se nuk di dhe nuk mund të qeverisë më mirë” ka thënë Veseli.

Kryetari i degës, Shaqir Totaj ka falënderuar kryetarin Veseli dhe bashkëpunëtorët për takimin, duke premtuar angazhim e mobilizim edhe më të madh të partisë.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së…