Veseli flet për darkën e liderëve: Ia uruam shtëpinë e re Thaçit

04 shkurt 2019 | 12:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, pas vizitës në shkollën “Jeronim de Rada” në Ferizaj, ka folur edhe për fotografinë e fundit të publikuar në një darkë të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrat Edi Rama e Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

I pyetur për takimin e mbrëmshëm me liderët, Veseli ka dhënë një arsye për vizitën e përbashkët.

“Ia uruam shtëpinë e re Thaçit”, është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket taksës, Veseli ka thënë se kjo tarifë do të mbetet derisa Serbia sillet njëjtë karshi Kosovës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektorët e gjashtë universiteteve publike në vend u kanë bërë…