Veseli: Flora gaboi rëndë, por e bëri padashje
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka folur për skandalin lidhur me publikimin e një fotografie të falsifikuar si dëshmi për dhunimet në Kosovë nga deputetja e kësaj partie, Flora Brovina, në seancën e djeshme.
Ai ka thënë se Flora ka bërë gabim të rëndë, por sipas tij padashje.
Madje Veseli ka thënë se duhet të nxirret një mësim i mirë nga ky gabim i deputetes së PDK-së.
“Ka ndodhur një gabim, që është i madh, dhe është i rëndë. Ka ndodhur një gabim që më së shumti na ka kushtuar neve, por nuk do të ndalemi. Duhet të nxjerrim mësim nga ky gabim Ky gabim na dëshmon që trajtimi i të kaluarës duhet të bëhet në mënyrë profesionale, dhe jo duke u ngutur, dhe pa i konfirmuar. Nga dita e parë e kësaj iniciative ka pasur goditje e etiketime. Por një gjë duhet të dihet. Tribunali do të ndodh, ka fakte boll, ka dëshmitar”, ka deklaruar Veseli.
/Epoka e re/