Veseli: Fotografia e publikuar e dhunimit, luftë speciale e Serbisë
Kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se fotografitë që i janë dhënë Flora Brovinës, duken si një luftë speciale e Serbisë.Ai ka thënë se publikimi i fotografisë nga Flora Brovina ka qenë një gabim i madh.
Ai ka thënë se pavarësisht këtij rasti, Kosova nuk do të ndalet me themelimin e Tribunalit për krimet e luftës të bëra nga Serbia në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit ka thënë se ka mijëra fakte e dokumente që serbët kanë kryer krime e përdhunime në Kosovë.
Veseli ka hedhur dyshime se kjo mund të jetë një luftë speciale nga ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve.
“Krejt dukja është e një mekanizmi të luftës speciale e cila i targeton njerëzit e caktuar. Nuk kam dyshime te Flora Brovina. Nuk kam as ndonjë sinjal që të kem dyshime aq më tepër pasur parasysh jetën e saj. Por pamja, dizajni i formës çka ka ndodhur është tipike për luftë speciale nga dikush që nuk i duan shqiptarët”.
“Janë gjëra të rënda që kanë ndodhur që për besë na kanë goditur të gjithëve, por nuk do të na ndalin. Por ky është një mesazh te familjet e viktimave të dhunës seksuale që ne nuk do të ndalemi”, tha ndër të tjera Kadri Veseli në “TvDukagjini”.
“Dyshojmë në Serbinë dhe argatët e dreqit…Ka shoqata sot, që paguajnë para në Serbi me shpresën se do të gjejnë familjarët e tyre në burgjet e Serbisë”.