Veseli: Franca mbetet mbështetëse e fuqishme e liberalizimit të vizave
07 shtator 2018
| 12:15
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Questel, me të cilin ka biseduar për agjendën evropiane të vendit tonë.
“Me Bruno Questel, kryesues Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës diskutuam për agjendën evropiane të vendit tonë dhe reformat e rëndësishme që po bën Kosova në shumë fusha. Franca mbetet një mbështetëse e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/