Veseli fton qytetarët që ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit
Refuzimi i partive për ta nënshkruar paktin kundër korrupsionit, nuk e ka zmbrapsur Kadri Veselin.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli kërkon që qytetarët ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit.
Ai përmes një video thotë se partitë tjera nuk e kanë nënshkruar paktin, duke deklaruar se kjo nuk e ndal atë në kauzën e tij kryesore, luftën kunder korrupsionit.
Duke e vlerësuar këtë si një moment kthese ai ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë, përmes një platforme online: https://www.paktikunderkorrupsionit.com
Tash e sa ditë partitë tjera nuk e kanë nënshkruar paktin kundër korrupsionit.
Në këtë pakt të Veselit pesë pika parashihen disa hapa konkret në luftë kunder korrupsionit.
/Epoka e re/