Veseli fton sërish në takim krerët institucionalë dhe opozitën për dialog
11 janar 2019
| 17:11
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sërish në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK-në dhe LV-në për t’u koordinuar për dialogun me Serbinë.
Takimi do të mbahet të hënën (më 14 janar) në orën 11:00 në Kuvendin e Kosovës.
/Epoka e re/